Reciprociteti i targave Kosovë-Serbi, Meta: Palët duhet të kapërcejnë tensionet
22 shtator 2021
| 11:28
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me vendimin e autoriteteve të Kosovës për të zbatuar masa reciprociteti ndaj automjeteve me targa të Serbisë.
Meta përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon, dhe siç ka thënë ai “baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë”.
“Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA”, ka shkruar presidenti Meta.