Reciprociteti me Serbinë, reagon Sali Berisha

21 shtator 2021 | 15:23

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, në çështjen e targave të veturës,.

Berisha e ka përshëndetur këtë vendim, derisa ka thënë se reciprociteti i vendosur nga Kosova është imponuar nga diskriminimi që Beogradi u bënte makinave me targa të Kosovës.

“Përshëndes këtë masë të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit midis vendeve të barabarta dhe dënoj reagimin destabilizues të serbomadhit Vuçiq dhe heshtjen e argatit të tij në Tiranë, Zografi bis ndaj qëndrimit të padronit të tij Vuçiq”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Berishës:

Kosova vendosi dje reciprocitetin me Serbinë

Të dashur miq, Republika e Kosovës vendosi dje reciprocitetin me Serbinë d.m.th makinat me targa serbe që hyjnë në Kosovë detyrohen të vendosin targë të përkohshme me afat skadimi 60 ditor që kushton euro 5 njëlloj sikundër Beogradi detyronte makinat e Kosovës që kalojnë në territorin e Serbisë.

Pas kësaj mase reciprociteti të imponuar nga diskriminimi që Beogradi u bënte makinave me targa të Kosovës që udhëtonin në territorin e Serbisë, serbët në veri të Kosovës me urdhër të Beogradit reaguan me bllokimin e rrugëve të cilat i ç’bllokoi Policia e Kosovës.

Përshëndes këtë masë të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit midis vendeve të barabarta dhe dënoj reagimin destabilizues të serbomadhit Vuçiq dhe heshtjen e argatit të tij në Tiranë, Zografi bis ndaj qëndrimit të padronit të tij Vuçiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav…