Red Bull ndryshon fytyrë, modifikime në Imola për të ndalur Ferrarin

20 prill 2022 | 14:28

Këtë fundjavë, botërori i Formula 1 do të zhvillojë garën e tij të katërt sezonale në pistën italiane të Imola. Për këtë garë, te Red Bull presin ndryshime rrënjësore, pasi nga fabrika kanë ardhur disa modifikime, që pritet ta bëjnë më të shpejtë në pistë makinën austriake.

Pritet që Red Bull të ketë një paketë motorike më të fortë, pas problemeve që janë verifikuar në garat e para, ku Max Verstappen është tërhequr dy herë. Ende nuk dihet se në cilat zona do të ndërhyjë skuadra, por mediat italiane konfirmojnë se në pistë do të shihet një Red Bull tjetër.

“Zakonisht, kur nisin garat në Europë, skuadrat sjellin disa ndryshime dhe ne do të adaptojmë disa gjëra të reja. Ndoshta është pak herët, por ishim të detyruar duke parë epërsinë që kishte Ferrari ndaj nesh në Australi. Shpresojmë që modifikimet të jenë të dobishme”, ka deklaruar Christian Horner, shefi i Red Bull. /Telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka njoftuar…