Red Bulli ia tregon derën pilotit Sergio Perez

06 nëntor 2024 | 16:50

Sezoni 2024 në Formula 1 është gati të përfundojë, me Red Bullin që ka humbur prej disa garash pozitat si makina më e mirë në botë. Tashmë makina austriake renditet e treta, pas McLarenit dhe Ferrarit dhe në këtë rezultat negativ ka ndikuar mjaft paraqitja e meksikanit Sergio Perez.

Piloti ka ende edhe një vit kontratë me Red Bullin, por paraqitjet zhgënjyese të meksikanit po u hapin rrugën mjaft emrave të rinj në cirkuit, si Liam Lawson apo Franco Colapinto.

Ata shihen si trashëgimtarë të mundshëm të Sergio Perezit, që prej muajsh nuk arrin të ngjitet në podium. Për pasojë, drejtori sportiv i Red Bullit, Christian Horner, ka deklaruar së fundi se vetëm Max Verstappen, triumfues në Brazil ditën e diel, ka të sigurt vendin sezonin tjetër. Për meksikanin e ardhmja do të vendoset pas garës së fundit në Abu Dhabi, duke parë paraqitjet e tij.

Horner deklaroi se nuk do të ketë një ndryshim në fund të sezonit, siç u përfol pas Brazilit, por Perezi duhet ta përmirësojë paraqitjen e tij nëse dëshiron të qëndrojë ende. Pra, tri garat e radhës do të jenë vendimtare për meksikanin, që rrezikon të mos garojë në Formula 1 vitin tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trump do të betohet në detyrë në një ceremoni…