
Red Bulli ndryshon ngjyrat për Çmimin e Madh të Japonisë
01 prill 2025
| 15:30
Për Çmimin e Madh të Japonisë, skuadra e Red Bull nuk do të prezantohet vetëm me një ndryshim të lajmëruar ditë më parë kur u vendos rokada e pilotëve (Yuki Tsunoda i mori vendin Liam Lousonit).
Sipas ekipit austriak, veturat e saj në këtë garë të veçantë nuk do të kenë më ngjyrat klasike, por do të jenë ndryshe.
Kjo zgjedhje nuk është rastësore, pasi kjo garë do të jetë e veçantë për Hondën, e cila është në vitin e fundit të bashkëpunimit me Red Bullin.
Shtëpia e motorëve japonezë nuk do të furnizojë më Red Bull, i cili nis një bashkëpunim të ri me Ford duke nisur nga sezoni i ardhshëm.