Reduktimet e energjisë, Shala: Qeveria Kurti prioritet ka pasur tenderët në KEK dhe pasurimin e zyrtarëve përmes pazareve me Serbinë

25 dhjetor 2024 | 14:07

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka reaguar lidhur me reduktimet e ashpra të energjisë elektrike.

Shala ka thënë qeveria Kurti në mënyrë skandaloze e ka menaxhuar sektorin e energjisë elektrike.

Shala ka vlerësuar se prioriteti i vetëm i qeverisë Kurti kanë qenë tenderët në KEK dhe pasurimi i zyrtarëve të pushtetit përmes pazareve me Serbinë.

“Me dhjetëra herë në Kuvendin e Kosovës kam folur për një menaxhim skandaloz të sektorit të energjisë. Por, kjo qeveri asnjëherë nuk e ka trajtuar këtë me prioritet dhe profesionalizëm. Prioriteti i vetëm kanë qenë tenderët në KEK dhe pasurimi i zyrtarëve të pushtetit përmes pazareve me Serbinë. Kjo qeveri e ka refuzuar gazin amerikan dhe ka zgjedhur të bëjë pazare energjetike me Serbinë”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Sipas tij, Kosova do të marrë drejtim të ri pas 9 shkurtit.

“Madje, me paratë e dhëna në këto pazare, sot ne do ta kishim termocentralin e ri. Mbi 560 milionë euro të buxhetit janë dhënë për energji dhe asnjë investim kapital. Prandaj, çdo dimër me këtë qeveri është dimër në terr. Më 9 shkurt, Kosova duhet të marrë drejtim të ri me një ekip që e kthen dritën. #MaMirë”, ka shkruar Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmet ajrore pakistaneze kanë lënë të vrarë 46 civilë në…