Reduktimet e rrymës, Kurti: I lusim qytetarët të racionalizojnë konsumin sidomos nga ora 18:00
27 dhjetor 2024
| 11:01
Kosova është duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike, e cila është goxha e theksuar në disa pjesë të Kosovës.
Në lidhje me këto reduktime ka folur edhe kryeministri Albin Kurti.
Në një deklaratë gjatë mbledhjes së qeverisë, Kurti ka kërkuar që të racionalizohet konsumi i energjisë elektrike sidomos nga ora 18:00.
“Qytetarët i lusim të racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike sidomos nga ora 18:00 deri në mesnatë, në të mirë të sigurisë të furnizimit për vete dhe të vendit tonë”, ka thënë Kurti.