Reduktimet e rrymës prekin edhe ambasadën amerikane, kërkon një mirëmbajtës gjeneratori

19 gusht 2022 | 11:52

Pas reduktimeve të rrymës, qytetarët e Kosovës po i plotësojnë nevojat edhe me metoda alternative.

Nga ky problem është prekur edhe ambasada amerikane, e cila së fundi ka hapur një pozitë për të punësuar një mbikëqyrës të mirëmbajtjes së gjeneratorit.

“Jemi duke punësuar! Ambasada amerikane në Prishtinë është duke kërkuar që të punësojë një mbikëqyrës i mirëmbajtjes së gjeneratorit dhe ndihmës hidraulik”, është thënë në shpalljen e ambasadës amerikane.

Për të menaxhuar krizën me rrymë, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike në Kosovë (KOSTT), ka thënë se instruksionet për reduktime të rrymës do të mbesin në fuqi deri në stabilizimin e situatës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore e Ferizajt është duke realizuar një inspektim në…