Reduktohet numri i termineve për vizat gjermane
Për shkak të rritjeve të rasteve dhe përhapjes së variantit Omikron, Ambasada gjermane në Kosovë ka njoftuar se përkohësisht numri i termineve që vihen në dispozicion për aplikim për viza është reduktuar ndjeshëm.
“Për shkak të rritjes së numrit të Covid-it dhe variantit Omikron, i cili po përhapet edhe në Kosovë, përkohësisht numri i termineve që vihen në dispozicion çdo ditë për aplikime për viza është dashur të reduktohet ndjeshëm”, thuhet në komunikatën e ambasadës gjermane.
Tutje thuhet nëse e keni rezervuar një termin, ta kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike,.
“Nuk mund të përjashtohet mundësia që edhe terminet që janë rezervuar dhe konfirmuar tashmë mund të anulohen/shtyhen. Nëse e keni rezervuar një termin, ju lutemi kontrolloni rregullisht kutinë tuaj të postës elektronike”.