Reeker: Ne nuk jemi të përqendruar në çështjen e kufijve
Shtetet e Bashkuara nuk janë të përqendruara në idenë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka thënë në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” ushtruesi i detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara duan që Kosova dhe Serbia të gjejnë një rrugë përpara, që “do të sillte mundësi më të mira për njerëzit në Serbi, për njerëzit në Kosovë dhe për të gjithë rajonin”. “Nëse nuk ka marrëveshje, nuk lëvizni përpara”, ka paralajmëruar Reeker.
Zoti Reeker, të nisim me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkuara janë duke treguar një rol dhe interes të shtuar në këtë dialog. Çfarë dimensioni të ri mund t’i japin këtij procesi diplomatët Mathhew Palmer dhe Richard Grenell?
Philip Reeker: Siç e dini, ne e kemi mbështetur dialogun Kosovë-Serbi nga fillimi. I kemi mbështetur përpjekjet e Bashkimit Evropian. Kemi tentuar të jemi partnerë në ato përpjekje. Dhe, mendoj se sekretari (amerikan i Shtetit, Mike) Pompeo e ka dëshmuar këtë me emërimin e Matthew Palmerit – një nga zëvendësit e mi – përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, për t’u përqendruar direkt në këtë çështje. Presidenti (amerikan, Donald) Trump e ka mbështetur këtë me emërimin e ambasadorit tonë në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të posaçëm të presidentit për negociatat paqësore midis Serbisë dhe Kosovës, për t’i shtuar dimension politik, për të treguar se ne besojmë se ky është një proces i rëndësishëm dhe se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka të mundur për ta ndihmuar këtë proces.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë link
https://www.evropaelire.org/a/philip-reeker/30246278.html