Referendumi në Maqedoni, deri në orën 11:00 votuan 8.03 për qind e qytetarëve

30 shtator 2018 | 13:03

Në Maqedoni po zhvillohet referendumi për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, i cili është vlerësuar si historik për të ardhmen euroatlantike të vendit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kumtoi se deri në orën 11:00, në votime kanë dalë 8.03 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Vendvotimet janë hapur në kohë dhe deri më tani është raportuar për një incident në një komunë të Shkupit ku një person ka depërtuar në një vendvotim dhe ka fyer anëtarët e komisionit zgjedhor dhe të pranishmit e tjerë, por gjendja është qetësuar pas ndërhyrjes së policisë e cila ka ndalur personin në fjalë.

Nga KSHZ-ja thanë se deri në orën 11:00 kanë pranuar shtatë ankesa, tre prej të cilave janë refuzuar ndërsa të tjerat janë duke u shqyrtuar.

Rreth 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote janë ftuar t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjen me Greqisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Krimeve të Rënda, dje…