Referendumi në Maqedoni. Deri në orën 17:00 votuan 28.08 për qind
Në Maqedoni sot po mbahet referendumi për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, i cili është vlerësuar si historik për të ardhmen euroatlantike të vendit.
Komisioni shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka njoftuar se deri në orën 17:00 në votime kanë dalë 28.08 për qind e trupit të përgjithshëm votues.
Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski, ka deklaruar se procesi zgjedhor në përgjithësi është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike përveç disa parregullsive në disa vendvotime ku janë ndërmarrë masa për zbardhjen e rasteve.
Rreth 1.8 milion qytetar me të drejtë vote janë ftuar t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjen me Greqisë”.
Votimi zhvillohet në 3.480 vendvotime, të cilat janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit ndërsa do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes.