![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/Capture-330.jpg)
Referi anulon golin pasi rishikon aksionin në telefonin e një tifozi
16 shtator 2022
| 08:48
Një video është bërë virale në internet. Gjyqtari në një ligë të ulët në Serbi anulon golin e njërit ekip pasi rishikon aksionin në telefonin e një tifozi që po e incizonte momentin e golit.
Pas ankesave, gjyqtari shihet pranë tifozit duke shikuar aksionin në telefon, më pas anulon golin.
Videoja është bërë virale në internet, pasi shihet si një version më i dobët i VAR-it në futboll.