REFLEKSION FILOZOFIK MBI LIRINE

19 dhjetor 2023 | 13:09

Shkruan: Besim Xani

Evropianët janë banalizuar me gjithë këto të drejta të njeriut, ata po harrojnë se një e drejtë që rrezikon familjen duhet hequr pa diskutim, liria e tjetrit nuk guxon të më kërcënoj rrezikun e familjes sime. Njerëzimi sot nuk po rrezikohet nga varfëria as nga luftërat por me këtë kulturë, me këto liri të pakufishme, si dhe pangopshmëritë ndaj kapitalit shumë shpejt do të vijë dita ku njerëzimi do të vetëshkatërrohet nga askush por nga vetvetja. Nuk e di a ka bota filozof që e sheh këtë rrezik ku ka vend për krenari ku nëpër qytete është bërë modë të shëtitësh me një kafshë por jo me një fëmijë apo me prindin tënd të moshuar, unë kam frikë se pas 100 viteve fjalën “lot” nëpër libra që nuk besoj se do të lexohen por kushdo që do të lexoj nuk do të kuptoj shumë vite. Më ka marrë malli të shoh dikë, diku, duke qarë nga një pikëllim kjo është për tu frikësuar!

Bertrand Russell, nobelist i dikurshëm i letërsisë në veprat e tij thotë: janë 3 arsye pse unë jetoj: (1) Pasioni për dashuri, (2) pasioni për dituri, (3) si dhe keqardhja për vuajtjet e njerëzimit. Në botën shqiptare unë kurrë nuk e besoj që 95% lidhjet bashkëshortore gjithçka fshihet në mes së 2 personave, janë lidhje komerciale aspak nuk kanë të bëjnë me lidhje shpirtërore jo rastësisht kemi të gjitha këto trauma, depresione, tradhti, deri edhe te vrasjet. Kisha pasur qejf të dija si qëndron puna me botën shqiptare si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri pasi që ne dimë vetëm të lavdërohemi, kurrë të kritikojmë e mos të flasim për auto-kritikë personale, athua sa % në botën shqiptare jetojnë me këto tri arsye të përmendura më lart të Bertrand Russell, për çfarë familje mund të flitet aty ku mungon dashuria, për çfarë qytetarie mund të flitet aty ku mungon dituria dhe si mos të lulëzojë krimi aty ku mungon keqardhja kolektive si dhe reagimi i shpejt i ligjit për të marr dënime të ashpra.

Nuk e di Evropa përveç vrasjes së njeriut gjithçka tjetër është e lejueshme për grekët antik jashtë arsyes gjithçka është e dëmshme kurse për evropianët jo, këta e kanë pa të udhës njeriut t’i japin liri deri në shkatërrim, të kuptohemi prejardhja e njeriut ka origjinë shtazore dhe duhet pasur kujdes me lirinë vetëm artet e bukura dhe disiplina e ashpër e bëjnë njeriun human dhe racional përndryshe njeriu do ti kthehet origjinës së vetë asaj shtazores, për fat të keq në Kosovë mungojnë të dyja, (1) as nuk kemi ligj, (2) as nuk kemi arte, nëse e nxjerrim një përqindje në tërë popullin që brenda një muaji sa lexohet libri jo rreshta të facebook por libri e sheh ku e ke vetëdijen e popullit dhe kjo vetëdije në pushtet i solli anarkistat por kjo ka shpjegim filozofet e Greqisë antike thonë: “i ngjashmi të ngjashmin kërkon”.

Unë jam për liri të njeriut, për liri të mendimit ndryshe por jo për liri siç po ndodh te ne nëpër TV me fjalor banal që skuqesh edhe kur je duke e dëgjuar i vetëm, kjo liri me ligj duhet ndaluar sepse kështu i shpëtojmë fëmijët tanë nga degjenerimi, edhe pse veçse është bërë vonë. Diku Platoni thotë fëmijët nuk janë vetëm pronë e familjes por ata janë në të ardhmen qytetarë të shtetit, dhe jo rastësisht ai kërkon që edukimi të jetë nen kontroll rigoroz të shtetit ngase ai nuk i ka besuar as familjarëve të paedukuar t’i rrisin fëmijët e vet ai thotë: “nëse në fëmijërinë e hershme nuk është mbjellë ai moralitet, ai do të bëhet anëtar i keq i shtetit” mjafton t’i shikojmë televizionet e tona në Kosovë dhe binduni vetë se në çfarë ambienti jemi duke i rritur fëmijët, “Gjithmonë afër fjalës së ndytë qëndron edhe vepra e ndytë thonë romakët!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një brigadë gjermane prej rreth 4 800 ushtarësh të vendosur…