Reflektim mbi procesin – rezultatin

12 mars 2025 | 18:35

Valon Kryeziu, kryetar i degës së PDK-së në Suedi

Të dashur bashkatdhetarë, anëtarë, mbështetës dhe të gjithë ju simpatizant të guximshëm e të palodhur të Partisë Demokratike të Kosovës.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 tashmë kanë përfunduar. Por unë, edhe pas krejt këtijë procesi të stërzgjatura, vazhdojë të besoj e t’i qëndrojë mbrapa mendimit dhe besimit tim që kisha qysh ditën e parë, se procesi dhe vota e mërgatës është kontaminuar dhe manipuluar skajshmërisht.

Për mua, rezultati i këtyre zgjedhjeve është zhgënjyes, i pa logjikshëm dhe i pa përputhshëm në shumë aspekte. Unë e di që shumë prej jush ndajnë të njëjtin mendim, por tani jemi këtu ku jemi dhe për ne është shumë e rëndësishme që kjo çështje të merr epilog, të analizohet dhe të hetohet deri në fund.

Unë, si Kryetar i Degës së parë të PDK-së të themeluar në mërgatë, gjegjësisht në Suedi, gjithmonë jam përpjekur të udhëheq me përgjegjësi, integritet dhe përkushtim maksimal ndaj anëtarëve, partisë dhe vlerave tona të përbashkëta .

Me gjithë punën, angazhimin dhe përparimin që kemi bërë për afër 3 vite, nuk mund t’i mbyll sytë para këtyre rezultateve kaq të dobëta që PDK ka arritur në mërgatë.

Ne të gjithë jemi dëshmitarë të takimeve, tubimeve madhështore e bashkëbisedimeve të shumta që PDK ka organizuar në mërgatë, posaçërisht në Zvicër dhe Gjermani ku tubimet ishin të jashtzakonshme dhe me pjesëmarrje marramendëse. Vizitat dhe takimet ishin të shpeshta, delegacione të ndryshme partiake kishin vizita mujore e ndoshta edhe javore në Zvicër, por edhe në Gjermani, sigurisht me të drejtë, pasiqë pikërisht në këto dy vende është edhe numri më i madh i bashkatdhetarëve tanë, e që janë afër 1 milion kosovarë. Megjithatë, këto angazhime fatkeqësisht nuk përkojnë aspak me rezultatin zgjedhor.
Unë, duke u bazuar në rezultatet që kemi, konkludoi që këto angazhime fatkeqësisht nuk kanë dhënë asnjë efekt. Andaj, kjo duhet analizuar me seriozitet të madh deri në detaje, për t’u siguruar se çfarë ka ndodhur me vullnetin, punën dhe angazhimin e mërgatës.

Edhe pse e di, që komisioni për organizimin e PDK-së në mërgatë mban përgjegjësinë kryesore për krejt procesin, unë si kryetar i PDK-së në Suedi ndjej përgjegjësi morale të ngrejë zërin për shqetësimet tona kundrejt zhvillimeve dhe të gjithë procesit zgjedhor, i cili fatkeqësisht ka përfunduar me një rezultat të pakënaqur për ne. Këtu padyshim që edhe strukturat organizative të PDK-së në mërgatë kan pjesën e vet të përgjegjësisë.
Një bashkëpunim i mirëfilltë mes degëve, pa ndikime anësore, padyshim që do kishte sjellë një rezultat tjetër nga ky që kemi sot.

Pra, në mungesë të qëllimeve dhe synimeve të përbashkëta, egoizmi u fuqizua më tepër se ç’duhej dhe kjo fatkeqësisht dha efekt negativë në rezultat.

Partia Demokratike e Kosovës ka nevojë për një riorganizim të mirëfilltë në mërgatë, të pa imponuar dhe pa ndikime anësore.
Sistemi një Degë një Kryetar i zgjedhur duhet të vlejë gjithandej. Emërimet shtesë, për teke personale nuk i bëjnë nder as Degëve në mërgatë e as Partisë dhe rrjedhimisht e bëjnë Degën jofunksionale.

Të gjithë këta faktorë, kan ndikuar në pakujdesshmërinë dhe pafuqinë e rritjes dhe mbrojtjes së votës së PDK-së në mërgatë, prandaj duhet reflektuar.

11.03.2025

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, sot ka pritur në takim lamtumirës djalin…