Reforma zgjedhore, e domosdoshme për zgjedhjet e ardhshme
Njohësit e proceseve zgjedhore kanë vlerësuar se zgjedhjet e 6 tetorit kanë treguar nevojën urgjente për një reformë të mirëfilltë zgjedhore.
Mazllum Baraliu, Fadil Maloku, Blerim Burjani, Florian Dushi dhe Shpend Emini kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet është i domosdoshëm për ruajtjen e kredibilitetit të zgjedhjeve.
Sipas tyre, reforma e cila duhet t’i prekë çështjet teknike dhe përmbajtjesore të procesit zgjedhor duhet të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme.
“Reforma elektorale është imperativ kohe, e pashmangshme dhe imediate. Qeveria e re duhet ta ketë reformën zgjedhore ndër prioritetet e para nëse dëshiron ta avancojë demokracinë si dhe të ketë mungesë të gabimeve që po ndodhin. Ka shumë gjëra që duhet të reformohen dhe kjo do të bëhej më së miri me përpilimin e një kodi zgjedhor ku do të përfshihen Ligji për zgjedhjet e përgjithshme, Ligji për zgjedhjet lokale, Ligji për financimin e partive politike dhe rregullat zgjedhore të KQZ-së”, ka thënë ish-udhëheqësi i KQZ-së, Mazllum Baraliu.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)