Reforma zgjedhore nuk mund të përfundojë këtë vit
21 qershor 2019
| 07:38
Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, e ka quajtur të drejtë veprimin e shoqërisë civile për ta pezulluar pjesëmarrjen në punën e Komisionit Parlamentar Ad Hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor.
Ai ka thënë se kjo notë proteste është shenjë alarmuese se Ligji për financimin e subjekteve politike asnjëherë nuk ka arritur ta realizojë synimin e tij.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Baraliu ka shprehur skepticizëm se procesi i reformës zgjedhore mund të përfundojë këtë vit.
Ai ka thënë se pa seriozitet politik dhe pa profesionalizëm nuk do të ketë reformë zgjedhore të mirëfilltë këtë vit.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)