Reforma zgjedhore të jetë prioritet në vitin 2018
Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, ka bërë me dije se gabimet teknike që janë shfaqur në proceset zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mund të evitohen falë një reforme të thellë në legjislacionin elektoral.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se reforma zgjedhore duhet të jetë prioritet i institucioneve shtetërore në vitin 2018.
Sipas Baraliut, nuk do të ishte mirë që në zgjedhjet e ardhshme, qofshin të parakohshme apo brenda mandatit katërvjeçar, të shkohet me këtë legjislacion të pareformuar.
Ai ka theksuar se ligjet aktuale kanë shumë të meta dhe kontradikta me njëri-tjetrin.
Baraliu ka pohuar se pjesë e kësaj reforme duhet të jetë edhe çështja e balotazhit.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)