Reformim dhe Transformim në Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”

20 qershor 2023 | 11:23

Që nga ardhja e menaxhmentit të ri në KRM “Pastrimi” njëra nga qëllimet kryesore është transparenca ndaj qytetarëve dhe akterëve të interesuar rreth punës dhe gjendjes në ndërmarrje, gjë e cila ka munguar tash e një kohë. Mungesa e transparencën ka ekzistuar si pasojë e mos shpërfaqjes së keqpërdorimeve dhe keqmenaxhimit me ndërmarrjen së paku në 4 vitet e fundit.

???? ? ???? ?????̈ ???̈????????:

– Keqmenaxhim në financa duke akumuluar borxhe në vlerë mbi 2.5 milion EUR.

– Dështim në inkasimin e borxheve në vlerën mbi 19 milion EUR.

– Paga dhe kushte të mjerueshme për punëtorët fizik, shoferët e kamionëve dhe për punëtorët e njësisë së Operativës.

– Punësime të kundërligjshme, me mbi 358 punësime në baza partiake dhe nepotizëm i theksuar.

– Flotë të makinerisë për grumbullimin e mbeturinave të vjetër dhe të dobësuar (kemi gjetur vetëm 8 kamionë në njësinë e Prishtinës).

– Rritje të pagave përmes Vendimeve të kundërligjshme në baza shoqërore e partiake.

– Avancime në pozita të larta drejtuese përmes Vendimeve të kundërligjshme pa përfillur asnjë procedurë ligjore.

– Shpenzime marramandëse në Reprezantacion nga Zyra e Kryeshefit Ekzekutiv që kapin vlerën me mesatare mbi 7000 EUR ? për muj.

– Shpenzime marramandëse në karburante si pasojë e keqmenaxhimit.

– Shpenzime marramendëse në Operativë pa kontroll efikase të pjesëve.

– Shitje e Kamionëve funksional duke i “vlerësuar” si mbeturina të hekurit.

– Keqpërdorime në procedurat e blerjeve të kamionëve .

– Prishje e raporteve me secilin Donatorë të huaj.

???????? ? ???̈?????? ??̈? ???????? ??̈ ???̈???????? ??? ??̈? ??̈ ?????? ????????????̈?:

– Zbritje e vlerës totale të borxheve, duke e zvogëluar vlerën nga 2.5 Milion në 1.7 Milion EUR.

– Rritje në inkasim të borxheve, muaji Maj 2023 rekord në 5 vitet e fundit në të hyra nga inkasimi.

– Në muajin Prill dhe Maj 2023 është rritë cilësia në grumbullimin e mbeturinave për 50%.

– Rritja e efikasitetin në mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme për 75% për dallim nga e kaluara.

– Rritje të pagave për punëtorët për 70 EUR

– Shfuqzim i një numri të madh vendimeve të kundërligjshme mbi punësimet partiake dhe vendimeve të kundërligjshme për rritje të pagave jashtë procedurave ligjore

– Restaurim dhe funksionalizim i flotës aktuale të kamionëve (deri në ditën e sotme të rifunksionalizuar 17 kamion nga 8 sa i kemi gjetur), dhe zhvillimi i procedurave për furnizim me kamionë të rinj për grumbullim të mbeturinave.

– Në kohë rekord rregjistrimi i klientëve të rinj vetëm në Komunën e Prishtinës dhe rritje e klientëve për 27%, nga 72,000 në 91,000 klientë.

– Fillimin e procesit të regjistrimit të klientëve të rinj në 4 komunat tjera: Podujevë, Fushë Kosovë, Drenas dhe Lipjan.

– Shpenzimet e reprezentacionit te Kryeshefit Ekzekutiv 0.00 EUR.

– Uljen e shpenzimeve të panevojshme operative.

– Uljen e shpenzimeve të derivateve për 10% apo 52 mijë litra të kursyera.

– Rritje e kontrollit ndaj prishjeve eventuale të kamionëvë dhe paisjeve të tjera për pastrim.

– Rritje e llogaridhënies për përdorimin e mjeteve të punës, duke i monitoruar në vazhdimësi.

– Lidhje e kontratave të reja për bizneset dhe institucione të ndryshmë shtetërore përmes të cilave kemi rritur të hyrat financiare.

– Reformime thelbësore në Administratë, duke nisur procesin e ndryshimit dhe plotësimit të akteve të statutit dhe akteve të brendshme ligjore. Këto do të ndikojnë po ashtu në rritjen e llogaridhënies dhe në ofrim të shërbimeve më të cilësore për qytetarët.

– Zhvillim i partneriteve të reja me donatorët ndërkombëtarë për të gjetur mundësi për përkrahje dhe zhvillim bashkëkohor për Ndërmarrjen.

 

Këto rezultate u arritën për vetëm 11 muaj, saktësisht korrik 2022 – qershor 2023, me menaxhmentin e ri të Ndërmarrjes, ku vetëm gjatë muajit Prill dhe Maj 2023 kemi arritur rekord sa i përket të hyrave nga inkasimet.

 

Nga dita e parë jemi sfiduar edhe nga një numër i caktuar faktorësh të jashtëm dhe të brendshëm të cilët kanë qëllime dashakeqe për ndërmarrjen “Pastrimi” duke tentuar që përmes sabotimit të punës dhe shkaktimit të defekteve/prishjeve të qëllimshme të kamionëve të rrisin dëmet financiare si dhe të krijojnë ngecje në kryerjen e punëve kualitative në grumbullimin e mbeturinave.

 

Për veprimet e tilla gjithmon do ti përgjigjemi me gjuhën e ligjit ku nuk do të kursejmë asnjë procedurë të cilat do ti adresojmë pranë organeve të rendi, sikurse kemi vepruar tash së fundmi.

 

Deri në fund të mandatit do të bëjmë shumë për #Prishtinën, #Podujevën, #FushëKosovën, #Lipjanin, #Drenasin dhe #Obiliqin.

 

Me respekt,

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Shkodra, teksa ka mbajtur një ligjëratë të hapur me…