Refugjati somalez godet me thikë 5 persona në autobus

12 shtator 2021 | 14:55

Një burrë u ndalua nga policia e Riminit në Itali pasi goditi me thikë pesë persona, përfshirë një fëmijë në fyt.

Ngjarja ndodhi në autobusin e linjës 11. Sulmuesit me origjinë somaleze iu kërkua nga dy kontrollore të tregonte biletën e tij.

Në përgjigje ai nxori thikën, duke goditur dy punonjëset gra dhe më pas u largua.

I ndjekur nga oficerët, ai goditi me thikë tre persona të tjerë, përfshirë një fëmijë, rëndë.

Siç raportohet nga shtypi vendas, dy gratë kontrolluese  nuk u plagosën rëndë. Sulmuesi doli nga autobusi, duke kërcënuar shoferin për të hapur derën dhe iku në këmbë. Ai u përpoq të rrëmbente një makinë, por nuk ia arriti.

Megjithatë, arratia e tij nuk zgjati pasi pas disa minutash u arrestua nga policia. Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes, por sipas autoriteteve pista e terrorizmit përjashtohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajm i keq për trajnerin e Barcelonës, Ronald Koeman, ende…