Refuzimi bizar i shtatores së Anton Çettës

06 korrik 2018 | 14:40

Lulëzim ETEMAJ

Këshilli Drejtues i ka dalë në mbrojtje qëndrimit të Institutit Albanologjik të vitit 2010 dhe, sërish, ka refuzuar lejimin e ngritjes së shtatores së Anton Çettës, pedagog, mbledhës folklori dhe njëri nga personalitetet kryesore të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve në vitin 1990 në Kosovë.

Refuzimi i Institutit Albanologjik, ashtu si para tetë vitesh, edhe kësaj radhe është bizar. Dhe, nuk ka fare karakter mjedisor, siç mundohen ta kamuflojnë këtë refuzim udhëheqësit e tij.

Lërini spekulimet!

Refuzimi i sërishëm i vendosjes së shtatores së Anton Çettës në oborrin e Institutit Albanologjik, njëkohësisht nuk ka kurrfarë prapavije apo karakteri politik. Nuk ka të bëjë asgjë me të qenurit e tij fizik dikur në LDK. Fundi, shtatorja profesor Anton Çetës do t‘i ngritej në shenjë nderimi të punës së tij shkencore si mbledhës i folklorit, pedagogjike si dhe kontributit të tij madhorë në Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve 1990-1991 në Kosovë.

Problemi është më i thellë. Dhe, uroj me gjithë qenien time, që në vete të mos ketë motive religjioze, ashtu siç po përflitet. Sepse, veç tjerash, kjo do ta dëmtonte imazhin shembullor të ngritur mbi bazën e tolerancën dhe bashkëjetesën fetare shembull të Kombit tonë të dëshmuar ndër shekuj.

Prandaj, të kërkuarit e problemit atje ku nuk ekziston, nuk paraqet vetëm dyfytyrësi, por manifeston edhe vullnetin e ligë për fshehjen e realitetit dhe për ta komplikuar edhe më tej gjetjen e zgjidhjes.

Për t’i ikur kurthit bizar që ka ngritur Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik, i cili mbi gjithçka mund të prodhojë debate dhe tensionime të panevojshme, që nuk e nderojnë as Institutin, por as nuk i hyjnë në punë për së mbari shtetit të Kosovës, Këshilli Organizativ do të duhej të merrte në konsideratë gatishmërinë e Fakultetit Pedagogjik për t’i bërë vend në oborrin e tij shtatores së Anton Çettës dhe në bashkëpunim të ngushtë me dekanatin e tij, Ministrinë e Arsimit dhe atë të Kulturës, t’i japi zgjidhje meritore ngritjes së shtatores së Anton Çettës.

Gjithsesi që profesor Anton Çetta meriton respekt më të madh si nga akterët e përfshirë në çështjen e ngritjes së shtatores ashtu dhe nga e gjithë shoqëria jonë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina ka arritur një fitore jashtëzakonisht të madhe duke mposhtur…