Refuzohen 107 persona që pretendojnë se janë viktima të dhunës seksuale
29 gusht 2018
| 08:33
Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, nga muaji shkurt i këtij viti, ka pranuar 676 aplikacione nga persona që pretendojnë se janë viktimë e dhunës seksuale.
Prej tyre, Komisioni ka shqyrtuar dhe trajtuar 265 lëndë. Nga ky numër, 136 personave u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale. Kurse janë refuzuar 107 raste.
Aktualisht, bëhet e ditur se 22 lëndë janë duke u shqyrtuar.
Kështu ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” Minire Begaj, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.