Refuzohen mbi 1 600 zarfe me vota nga diaspora

18 shkurt 2021 | 13:01

Organizata joqeveritare GERMIN përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Sipas GERMIN-it, deri mbrëmë janë verifikuar 5 778 zarfe, ku prej tyre janë aprovuar 4 146, ndërsa janë refuzuar 1 632.

Prej tyre 37 votues kanë votuar nga dy herë.

Ndërsa 787 të tjerë nuk kanë ekzistuar në periudhën e aplikimit. E 440 votues nga diaspora sipas këtyre të dhënave ishin refuzuar në këtë periudhë.

Përndryshe nga KQZ-ja kanë konfirmuar dje se gjatë ditëve në vijim do të përfundoj procesi i verifikimit dhe vlerësimit të pakove të ardhura me vota nga diaspora.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një stuhi e madhe dimri që ka përfshirë të gjithë…