Refuzohet ankesa e Bekim Jasharit

21 tetor 2021 | 16:52

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e Bekim Jasharit, ku ai pretendonte për presion ndaj votuesve në Skenderaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në këtë komunë.

Sipas PZAP-së, pretendimet e Jasharit janë të paqëndrueshme.

PZAP-i ka theksuar se ankesa e Jasharit nuk është e bazuar në dëshmi të qartë dhe bindëse, siç përcaktohet në dispozitat ligjore në fuqi.

“Paneli vlerësoi se ankesa e parashtruar nga Lista e Pavarur – Bekim Jashari nuk është e bazuar në dëshmi të qarta dhe bindëse ashtu siç përcaktohet në nenin 117 par.3, të LZP-së ku thuhet se ‘Vendosja për apelet dhe ankesat nga PZAP-i mbështetet në dëshmi të qarta dhe bindëse’, pasi që nga shkresat e lëndës nuk mund të vërtetohet se ka ndodhur ndonjë shkelje në procesin e votimit me datën 17.10.2021, në qendrat e votimit të parashtruara në ankesë”, është thënë në vendimin e PZAP-së.

Vendimi i plotë: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gigi Buffoni, në një intervistë me “Prime Video”, ka thënë…