Refuzohet ankesa e Trepçës ’89, Drita i shpëton barazhit

28 maj 2019 | 16:43

Komisioni i  Garave i IPKO Superligës mori vendim që të refuzohet kërkesa e skuadrës së Trepçës ‘89 për ndeshjen mes Dritës dhe Flamurtarit.

Sipas vendimit kjo ndeshje regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 1-2, për skuadrën nga Prishtina.

“Komisioni i Garave konstatoi se ankesa e KF ‘Trepça ‘89 është e paafatshme dhe nuk i përmbush kushtet e përcaktuara në nenin 71 paragrafi 2 të Rregullores së Garave. Ku xhirot zhvillohen të dielën dhe të mërkurën atëherë kompletimi i lëndës së ankesës dhe taksimi i saj duhet të bëhet brenda 24 orëve nga përfundimi i ndeshjes së zhvilluar. Nëse afati për ushtrimin e ankesës skadon në ditën e diele ose në ditën e festave shtetërore, afati për ushtrimin e ankesës  vazhdon edhe ditën e parë të ardhshme të punës. Në rastin konkret ndeshja është zhvilluar ditën e mërkurë më datë 15.05.2019, derisa ankesa është ushtruar më 16.05.2019, kurse taksimi-pagesa është bërë më 17.05.2019”, thuhet vendimin e Komisionit të Garave.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njeriu që ka në dorë “de facto” frerët e pushtetit…