Refuzoi martesën, 19-vjeçarja vdes pasi burri e dogji me benzinë

31 gusht 2022 | 09:57

Një 19-vjeçare ka ndërruar jetë pasi i është vënë zjarr nga një burrë i cili i propozoi martesë, por ajo e refuzoi.

Policia indiane ka formuar një njësi të posaçme hetimore për të hetuar vdekjen e Ankita Kumarit, e cila është lyer me vajguri nga dritarja e shtëpisë së saj ndërsa ishte duke fjetur dhe iu vu flaka të martën e kaluar.

Ajo ka vdekur më vonë në spital nga plagët e rënda të djegies.

Burri që ka kryer krimin e tmerrshëm është arrestuar bashkë me personin që furnizonte benzinën.

I akuzuari është fotografuar duke buzëqeshur në paraburgimin e policisë, vetëm disa orë pasi 19-vjeçarja vdiq.

Ankita Kumari in hospital

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur Rusia për herë të fundit bëri stërvitjet ushtarake Vostok…