Refuzuan të vaksinohen, pezullohen nga puna 117 punonjës shëndetësorë në Itali

15 korrik 2021 | 13:30

Në qytetin Pordenone në verilindje të Italisë, të enjten janë pezulluar 177 punonjës shëndetësorë, pasi kanë refuzuar të vaksinohen.

Sipas medieve lokale atje, 46 prej tyre janë infermierë dhe pjesa tjetër janë mjekë.

117 punonjësit nuk janë paraqitur në qershor për tu vaksinuar, si pasojë ata do të pezullohen nga puna deri në fund të vitit 2021, raporton “Oranews”.

“Rregullat duhen zbatuar. Është fillimi i një procesi që do të zbatohet, siç parashikohet nga ligji”, ka thënë nënkryetari i rajonit të Venetos, Ricardo Ricciardi.

Kujtojmë që tashmë disa shtete e kanë bërë obligativ vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë kundër Covid-19.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar punëtoria dyditore lidhur me diskutimin e draftit fillestar…