Regjimenti i parë i FSK-së përfundon ushtrimin fushor ‘Iron Platoon’

30 shtator 2024 | 11:46

Ushtarët e regjimentit të parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë përfunduar ushtrimin fushor “Iron Platoon”.

Ky ushtrim është realizuar në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë dhe planifikimit vjetor.

Në njoftimin e FSK-së është thënë se ky ushtrim kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion real në nivel togu, operacione sulmuese dhe sulm në objektivë, ku janë përdoruar sistemet e armatimit të togut të manovrës.

“Në ushtrim janë marrë për bazë mësimet e mësuara nga operacioni ‘INTERFLEX’, më specifikisht: luftimet nëpër pozicione luftuese (transhe), reagimi i parë në fushëbetejë, taktikat dhe teknikat individuale të luftimit”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E djathta ekstreme e Francës përballet me një gjyq të…