Regjimi populist në ikje, finalja e një mashtrimi
Shkruan: Hisen Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kandidat sërish për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit
Një veteran i rrejshëm, siç është Albin Kurti dhe klani i tij, do të mbetet gjithmonë edhe një pushtetar i rrejshëm.
Me një retorikë joshëse dhe premtime të mëdha, ky regjim mori përkrahjen masive të 50.08% të votuesve.
Por, në më pak se 52 ditë, dëshmuan se ishin qeveri e mashtrimit, dëshpërimit dhe tradhtisë.
Në vend të kthesës së premtuar, ata krijuan një terren të errët për Republikën e Kosovës në çdo aspekt.
Ja disa nga dështimet dhe veprimet e tyre të turpshme:
Dështimet dhe dëmet e qeverisë Kurti, në politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare ku hyjnë:
– Acarimi i marrëdhënieve me SHBA, BE, NATO-n dhe Shqipërinë.
– Me asnjë shtet nuk i kemi raportet siç janë si para viti 2019.
– Izolimi ndërkombëtar dhe sanksionet e BE që i janë vendosur Kosovës.
– Zero njohje të reja dhe zero anëtarësime ndërkombëtare.
– Denigrimi dhe paralizimi i diplomacisë kosovare.
– Promovimi fallco i gjendjes së luftës me Serbinë për përfitime elektorale, duke i ndalur investimet e jshtme nga pasiguria;
– Përdorimi i manipulimeve dhe farsave për certifikimin e Listës Serbe.
Dështimet dhe dëmet e qeverisë Kurti, në politikat e brendshme dhe shteti ligjor përfshinë sa më poshtë:
– Dështimi i Republikës së Kosovës në çdo fushë të jetës publike.
– Funksionimi sipas diktatit partiak e jo sipas ligjit dhe institucioneve.
– Letërzotimi antikushtetues i qeverisë për mos angazhim të Forcës në pjesë të caktuara të territorit.
– Orientimi i veprimtarive strategjike ekonomike të Kosovës ka lindja, duke anashkaluar ato prestigjioze perëndimore.
– Koordinimi i fshehtë me Serbinë dhe Listën Serbe.
– Mbështetja indirekte e Milan Radojçiqit dhe strukturave kriminale në veri.
– Kapja e institucioneve shtetërore, bordeve, agjencive dhe RTK-së.
– Tentativa për kapjen e drejtësisë.
– Manipulimi i tenderëve për favorizimin e klientelës.
– Përçarja e shoqërisë kosovare dhe margjinalizimi i rivalëve politikë.
– Rehabilitimi i individëve me të kaluar të errët, bashkëpunëtorë të regjimit të Millosheviqit.
Dështimet dhe dëmet e qeverisë Kurti, në ekonomi dhe zhvillim si:
– Politikat ekonomike të dështuara që thelluan varfërinë dhe rritën papunësinë.
– Mungesa e investimeve të huaja dhe dështimi i projekteve të mëdha infrastrukturore.
– Kriza energjetike, ndërprerjet e energjisë dhe rritja e çmimeve.
– Manipulimi i buxhetit të shtetit për propaganda dhe shpërblimin e militantëve partiakë.
Dështimet dhe dëmet e qeverisë Kurti, në sektorin social dhe demografik si:
– Zbrazja e Kosovës nga të rinjtë për shkak të mungesës së shpresës dhe perspektivës.
– Dështimi në funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore.
– Trajtimi i papërgjegjshëm i pensionistëve dhe sindikatave.
– Kriza në arsimin publik dhe degradimi i cilësisë së tij.
– Lënia pas dore e zonave rurale dhe dështimi në përkrahjen e fermerëve.
– Keqpërdorimi i diasporës vetëm për fushata elektorale dhe defaktorizimi i tyre si lobe ndërkombëtare.
Dështimet dhe dëmet e qeverisë Kurti, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si :
– Degradimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
– Ndalimi i blerjes së armatimeve e pajisjeve përmes programit amerikan FMS, për Forcën, në 52 ditë qeverisje Kurti1.
– Përjashtimi i FSK-së nga ushtrimet ushtarake të “Defender Europe 2023”.
– Gjendja e rënduar në Policinë e Kosovës, e përdorur për agjenda partiake.
Dështimet dhe dëmet e qeverisë Kurti, me premtimet e papërmbushura e kauzat e rrejshme si:
– Dështimi për rritjen e pagës minimale në 250 euro.
– Mos heqja e tarifave për sigurimin kufitar.
– Dështimi në rikthimin e ndërmarrjeve strategjike dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme.
– Mungesa e përkushtimit ndaj procesit gjyqësor të liderëve të UÇK-së në Hagë.
Suma sumarum, kjo listë, që nxin faqen e këtij regjimi, është vetëm një pjesë e mashtrimeve dhe dështimeve të tyre.
Më 9 shkurt 2025, qytetarët e Kosovës duhet të japin përgjigjen e tyre për të ndaluar rrezikun e mëtejmë ndaj shtetit dhe për të rikthyer shpresën, demokracinë dhe rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt BE-së, NATO-s dhe partneritetit strategjik me SHBA-në.
Është koha për ndryshim, për të ringjallur vizionin europian dhe për të kthyer Kosovën në binarët e zhvillimit dhe stabilitetit!