Regjisori i Big Brother VIP tregon detaje për edicionin e ri
Regjisori Eduart Grishaj ka qenë së fundmi i ftuar në “Shqipëria Live”. Ai ka rrëfyer shkurtimisht disa detaje lidhur me nisjen e “Big Brother VIP”. Ndër të tjera, ai ka theksuar se reality-show nis brenda këtij viti.
Mirëpo, ende nuk është caktuar një datë.
“Big Brother Vip po bëhet gati dhe besoj se do fillojë shumë shpejt. Do të jetë brenda këtij viti por nuk ka një datë të saktë. Është sipërmarrje e jashtëzakonshme dhe besoj që është emision që kalon të gjitha përmasat. Pas BBV e vë re teksa takon njerëz të ndryshëm që e kanë jetuar BBV dhe ndjekur vazhdimisht”, tha regjisori.
Regjisori Eduart Grishaj ishte i ftuar këtë mëngjes në një intervistë, ku ka zbuluar se nuk është aspak e lehtë të punosh me Arbana Osmanin. Kjo e fundit do jetë aktore në filmin e ri të regjisorit, të quajtur “Sofia.”
“Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla”- tha Grishaj, i ftuar në “Euronews.”
Sa i përket rolit të moderatores, Eduarti tha se Arbana do të ketë rolin e saj në emisionin “Dua të të bëj të Lumtur”, ndërsa shtoi se partnerja e tij është kritikja më e madhe.
“Arbana luan veten e saj në emisionin e vet. Çfarë nuk i thosha dhe çfarë nuk më thoshte. Njeriu më i afërt që kam është Arbana, e cila më ka kritikuar më shumë. Ato që më ka thënë i kam rregulluar”– tregoi Eduarti.
Partneri i moderatores foli gjithashtu për familjen dhe fëmijët e tyre duke shprehur se pavarësisht punës dhe angazhimeve, Jonit, Diellit dhe Zoit, nuk iu ka munguar asgjë nga prindërit e tyre.