Regjisori Korab Lecaj merr çmim për regji në Nju Jork

01 shtator 2020 | 11:36

Regjisori i filmit “Klithma”, Korab Lecaj, është shpërblyer mbrëmë me çmimin special “Outstanding achievement in directing” apo “Arritje të jashtëzakonshme në regji”, në edicionin e 9-të të International Filmmaker Festival of New York”, festival i cili tradicionalisht mbahet në Nju Jork të Shteteve tw Bashkuara të Amerikës.

Ky çmim regjisorit Lecaj i është ndarë për regjinë në filmin “Klithma”. Ky film ka qenë në garë me dhjetëra filma të regjisorëve të huaj, në festivalin e Nju Jorkut.

“Jam shumë i lumtur që filmi ynë është shfaqur për publikun amerikan. Gëzohem që rrëfimi ynë ka garuar me filma të regjisorëve të njohur ndërkombëtarë. Për mua dhe karrierën time si regjisor, çmimi ‘Arritje të jashtëzakonshme në regji’, ka shumë domethënie”, ka deklaruar regjisori Lecaj. Festivali International Filmmaker Festival of New York është mbajtur nga 28 deri më 31 gusht. Ky është çmimi i pestë për filmin “Klithma”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes…