REGJISORJA AJETI: TË PUNOSH ME AKTORËT E TEATRIT TË PEJËS ËSHTË KËNAQËSI

24 tetor 2018 | 22:28

Në teatrin e qytetit “Istref Begolli” të Pejës, të enjtën me datë 25 tetor, me fillim në ora 20:00 jepet premiera e shfaqjes “Të jesh nënë” i autorit Italian Roberto Bracco me regji të regjisores së merituar, Sevdije Ajeti.

Në një prononcim për gazetën lokale të Pejës, regjisorja Ajeti, tha se finalizimi i shfaqjes i ka marrë mjaftë kohë, por siç tha ajo, falë profesionalizmit dhe përkushtimit maksimal të trupës së aktorëve të teatrit të Pejës, gjithçka ka shuar ashtu sikurse është planifikuar.

“Po, realizimi i kësaj shfaqje na ka marrë mjaftë kohë. Por fal profesionalizmit, dëgjueshmërisë dhe bashkëpunimit të aktorëve mes vete, gjithçka ka shkuar ashtu sikurse është planifikuar”, tha regjisorja, Sevdije Ajeti.

“Drama trajton aspektin e lirisë së individit në raport me kërkesat e shoqërisë. Personazhi kryesor është një grua e moshës së mesme, Klaudia e cila është e martuar me Alfredin, i cili është i zhytur në borxhe. Ai nuk ka qenë i sinqertë ndaj bashkëshortes së tij. Klaudia krejt çka ka ëndërruar gjatë jetës së saj ishte të bëhej nënë. Alfredi, me të marrë vesh lajmin se Klaudia është shtatzënë, kërkon të riparoj marrëdhëniet me Klaudian dhe të ndryshojë mënyrën e tij të jetesës duke mos vazhduar me marrjen e borxheve, për arsye sepse xhaxhai i tije i cili nuk kishte trashëgimtar tani pasurinë do të ja kaloi fëmiut të tyre”, u shpreh ajo, duke shtuar se tema që trajtohet në këtë shfaqje i përgjigjet të gjitha moshave, sepse trajtohet femra e cila dëshiron të bëhet nënë.

E pyetur se çka pas premierës, regjisorja Sevdije Ajeti, shprehu indinjatën e saj për siç tha ajo, në Kosovë realizohen shfaqjet dhe vdesin.

“Fatkeqësisht në Kosovë realizohen shfaqjet dhe vdesin. Kjo është një tragjedi për regjisorët dhe aktorët, të cilët e japin shpirtin në dërrasat e teatrit dhe të shuhet një shfaqje është e pa falshme”, tha regjisorja Ajeti, duke bërë me dije se tanimë teatri është ftuar të prezantohet me këtë shfaqje në Shqipëri.

Për fund, duhet shtuar se në këtë shfaqje do të luajnë aktorët: Aida Alidemi, Flormend Shabaj, Shpresa Salihaj, Luan Daci, Fitore Broqi, Agon Balaj, Herodita Ramshaj dhe Faik Zekaj.

Skenografia – Kostumografia: Drenusha Zeka – Ideja e skenografisë: Sevsije Ajeti – Mjeshtër skene: Haxhi Nikqi – Ndriçimi: Ali Thaçi – Tonist: Mangji Gashi – Garderobiere: Melihat Kasapolli – Grimi: Vlora Tabaku Kasapolli – Fotograf: Rinor Husaj. /Zarfi Info/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja A e Kosovës në hendboll e ka luajtur të…