Regjisorja dhe aktivistja norvegjeze mbështet propozimin për simbolin përkujtimor të gjenocidit në Kosovë

28 dhjetor 2022 | 18:59

Regjisorja dhe aktivistja norvegjeze e të drejtave të njeriut, Maria Fuglevaag Warsinska-Varsi, e cila ka qenë e angazhuar në ekipet që hulumtuan dhe dokumentuan krimet në Bosnje (1994), në Kosovë (1999) dhe në Maqedoninë e Veriut (2001), ka mbështetur publikisht kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik për përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Në profilin e saj të rrjetit social “Facebook”, ajo shkruan në gjuhën shqipe.

“Unë mbështes propozimin që lulëkuqja me katër petale të bëhet Simbol Unik përkujtimor i viktimave të gjenocidit në Kosovë!”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher HIll, ka thënë se…