Regjisorja Iliriana Arifi zgjedhet udhëheqëse e Shtëpisë së Kulturës në Shtime
Regjisorja e njohur Iliriana Arifi është zgjedhur udhëheqëse e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Shtimes.
Regjisorja Arifi është një nga emrat më të respektuar të teatrit shqip në Kosovë. Inskenimet e saj teatrore gjithnjë janë mirëpritur dhe vlerësuar nga kritika profesionale dhe dashamirësit e teatrit në vendin tonë. Ajo është vlerësuar si një regjisore me potencial të madh krijues dhe një zë mjaft alternativ në skenën teatrore kosovare, madje nga njohësit e fushës është pohuar se Arifi është njëra nga regjisoret më kreative që kanë sot shqiptarët.
Për këtë gjë ka njoftuar kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, i cili ka shprehur besimin për përkushtimin e mirëfilltë të regjisores Arifi dhe ka shprehur gatishmëri që ta ndihmojë zhvillmin e kulturës në këtë komunë.
Njoftimi i plotë
Gjatë ditës së sotme pata kënaqësinë të vizitoj udhëheqësen e Shtëpisë së Kulturës, znj. Iliriana Arifi një ndër regjisoret më të mira që ka arti në Kosovë, e që ne si qytet i Shtimes kemi fatin të punojmë së bashku.
Me Ilirianën biseduam gjatë për artin në komunën tonë, për idetë dhe profesionalizmin që pritet të ofrohet nga Shtëpia e Kulturës si dhe nga vetë Shtimja tash e tutje.
Energjia pozitive të cilën e patëm sot në zyren e saj ditëve në vijim do të bartet edhe tek qytetarët e Komunës së Shtimes, ku dashurinë dhe pasionin për artin do ta rikthejmë në nivelin të cilin e meriton.