Regjistrimi i diasporës vazhdon deri në fund të gushtit
08 gusht 2024
| 12:43
Diaspora e Kosovës ka mundësi edhe rreth 20 ditë që të marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë. Regjistrimit online i qytetarëve të Kosovës jashtë vendit vazhdon deri më 31 gusht.
Ministria e Jashtme e Kosovës i bën thirrje diasporës që të shfrytëzojë të drejtën e saj dhe të marrë pjesë në këtë proces.
“Regjistrimi i popullsisë është një ndër proceset më të rëndësishme zhvillimore të vendit, kurse diaspora jonë është pjesë e pandashme e këtij procesi“, thekson Ministria e Jashtme e Kosovës.