Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi / ‘Jehona e Malësisë’ dhe ‘Malësia e Madhe’ dalin me një thirrje
Shoqatat “Jehona e Malësisë” dhe “Malësia e Madhe” u kanë bërë thirrje shqiptarëve të diasporës që të regjistrohen në procesin e regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, duke theksuar se “është detyrë e jona kombëtare që të deklarohemi se jemi krenarë që jemi shqiptarë”.
Procesi i regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi ka filluar më 3 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor 2023.
“Për ne si shqiptarë nën Mal të Zi ky proces shpesh është përdorur për të na limituar dhe mohuar të drejtat tona në shkollim në gjuhen amtare, investime infrastrukturore dhe të drejtat kombëtare. Edhe pse jemi popull autokton që duhet të gëzojë të drejtat e parapara në baze të kartës për popuj autokton, për fat të keq ende shumë nga të drejtat tona rrjedhin drejtpërdrejtë nga përqindja jonë në këtë shtet. Pra shumë varet nga numri apo përqindja jonë në krahasim me popullatën tjetër. Ligji për simbolet kombëtare, Ligji mbi të drejtat dhe liritë e popujve “pakicë” dhe përfaqësimi ynë në institucione varen nga se si deklarohen në këtë census. Prandaj, deklarimi i përkatësisë kombëtare, gjegjësisht etnike dhe gjuhësore janë jetike për mbijetesën tonë si shqiptar dhe të drejtat tona kombëtare”, thuhet në njoftimin e këtyre dy shoqatave.
Njoftimi i plotë:
Të ndëruar bashkatdhetarë, shqiptarë nën Mal të Zi dhe ju bashkëkombas që përkohësisht ndodheni jashtë vendit.
Procesi i regjistrimit të popullsisë ka filluar më datën 3 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor 2023.
Për ne si shqiptarë nën Mal të Zi ky proces shpesh është perdorur për të na limituar dhe mohuar të drejtat tona në shkollim në gjuhen amtare, investime infrastukturore dhe të drejtat kombëtare. Edhe pse jemi popull autokton që duhet të gezojë të drejtat e parapara në baze të kartës për popuj autokton, për fat të keq ende shumë nga të drejtat tona rrjedhin drejtëpërdrejtë nga përqindja jonë në këtë shtet. Pra shumë varet nga numri apo perqindja jonë në krahasim me popullatën tjetër. Ligji për simbolet kombëtare, Ligji mbi të drejtat dhe liritë e popujve “pakicë” dhe përfaqësimi ynë në insitucione varen nga se si deklarohëna në këtë census. Prandaj, deklarimi i përkatësisë kombëtare, gjegjësisht etnike dhe gjuhësore janë jetike për mbijetesën tonë si shqiptar dhe të drejtat tona kombëtare.
Ju ftoj që me krenari të kryeni obligimin tuaj ndaj brezave, të deklaroni përkatësinë kombëtare – shqiptare dhe gjuhën shqipe – gjuhë amtare.
Të gjithë ata që kanë anëtarë të familjes përkohësisht me punë jashtë vendit, por që kanë nënshtetësinë malazeze duhet t’i regjistroni. Të gjithë ata që gjinden jashtë vendit ju lutem që sa më parë të gjejnë një familjar në vendlindje dhe tu lanë përgjegjësinë që të ju regjistrojë ju dhe familjen. Nga ai/ajo kërkohet që për ju të deklarojë që:
Jam Shqiptar
Gjuha amtare: gjuha shqipe!
Pra, është detyrë e jona kombëtare të deklarojmë se jemi krenar që jemi SHQIPTARË dhe flasim SHQIP