Regjistrimi i popullsisë, nënkryetari i Mitrovicës takon përfaqësuesit e ASK-së
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, kanë pritur në takim zëvendëskryeshefin e ASK-së, Ilir Berisha, menaxherin e Regjistrimit të Popullsisë në ASK, Avni Kastrati, koordinatorin e Regjistrimit të Popullsisë në ASK, Yll Shala dhe bashkëpunëtorët e tjerë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Në këtë takim është biseduar lidhur me organizimin dhe përgatitjet e aktiviteteve të regjistrimit të popullsisë në vend.
Me këtë rast, përfaqësuesit e ASK-së kanë njoftuar nënkryetarin Tahiri se gjatë këtij viti ASK-ja ka planifikuar të filloj me regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, saktësisht nga data 1 shtator deri më 16 tetor 2023.
Regjistrimi do të jetë gjithëpërfshirës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës janë të obliguar ligjërisht që t’i përgjigjen regjistrimit dhe të japin informata të sakta për çdo anëtar të familjes.
Nënkryetari Tahiri është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës, në arritjen e rezultatit të paraqitjes së gjendjes reale demografike në Komunën e Mitrovicës.