Regjistrimi i popullsisë, përfaqësuesit e ASK-së takojnë kryetarin e Gjilanit dhe atë të Kamenicës
Përfaqësues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës kanë vazhduar takimet me kryetarët e komunave, për të biseduar mbi aktivitetet e regjistrimit të popullsisë 2023.
Ata kanë takuar kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni dhe atë të Kamenicës Kadri Rahimaj. “Në të dy komunat kemi pranuar mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë për rendim të aktiviteteve në bazë të përgjegjësive që kanë komunat në kuadër të komisioneve komunale të regjistrimit”, kanë theksuar zyrtarët e ASK-së.
Regjistrimi i popullsisë në datat 1 shtator – 16 tetor 2023, do të mbledhë të dhëna mbi indikatorët demografik e socio-ekonomik, të cilët do të na ndihmojnë të kuptojmë qartë nevojat e qytetarëve tanë, dhe për të hartuar politika të drejta bazuar në kërkesa reale për përmirësim të jetës në sektorë të ndryshëm në vend.
Agjencia e Statistikave të Kosovës do të jetë pranë komunave përmes qasjes dhe ofrimit të dhënave statistikore koherente dhe të besueshme.