Regjistrimi i votuesve nga diaspora, aprovohen 940 kërkesa

02 shtator 2024 | 16:10

Nga 1 shtatori, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar 1,162 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Këtë e ka bërë me dije për “Klankosova.tv”, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, duke shtuar se 940 prej tyre janë aprovuar dhe 222 të tjera janë refuzuar.

“Deri më 1 shtator, përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org, KQZ ka pranuar 1,162 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, prej të cilave 940 janë aprovuar dhe 222 të tjera janë refuzuar për shkak të moskompletimit të dokumenteve, pasi në shumicën e rasteve aplikuesit nuk janë fotografuar duke e mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, ka njoftuar Elezi.

Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve nga diaspora ka filluar më 29 gusht dhe përfundon më 26 dhjetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut…