
Regjistrohen 14 kandidatë për zgjedhjet presidenciale në Afganistan
20 janar 2019
| 14:12
Ka përfunduar afati për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Afganistan. Për garën presidenciale janë regjistruar 14 kandidatë.
Në mesin e kandidatëve të regjistruar është edhe presidenti aktual i vendit, Ashraf Ghani, ish-këshilltari për siguri kombëtare, Hanif Atmar dhe shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah.
Ghani dhe Abdullah kishin garuar së bashku në zgjedhjet e vitit 2014, të cilat ishin përshkuar me pretendime për parregullsi të mëdha.
Atëbotë, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry kishte ndërmjetësuar një kompromis, për formimin e një qeverie të unitetit, ku Ghani u emërua presidenti dhe Abdullah ishte emëruar në postin e shefit ekzekutiv. /Rel/