Regjistrohen edhe shtatë raste të reja me Covid në Malishevë
08 gusht 2021
| 15:05
Në 24 orët e fundit, në territorin e komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe shtatë raste të reja me Covid-19.
Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, duke u bazuar në testet laboratorike për Covid-19.
Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në territorin e komunës së Malishevës, është kjo: nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me Covid-19 janë regjistruar 1139 raste, prej tyre 1073 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me Covid janë edhe 14 raste.