Regjistrohen të gjithë deputetët e PDK-së

11 prill 2025 | 14:16

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka regjistruar grupin e saj parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Pas regjistrimit, kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova ka nevojë për institucione të reja.

Ai ka bërë me dje se veprimet e këtij subjekti politik do të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“PDK-ja do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe parimet demokratike”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka përsëritur qëndrimin e tij se kjo parti është e gatshme të marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin.

“Nëse partia që ka dalë e para në zgjedhje nuk arrin ta formojë shumicën e nevojshme, PDK-ja është e gatshme të marrë përgjegjësinë e saj në formimin e Qeverisë së re, me Bedri Hamzën në krye të ekzekutivit”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Nijazi Halili Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është…