Regresi në lirinë e medieve, Hamza: Trendi negativ duhet të marrë fund në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se është shqetësuese që Kosova është duke e shënuar Ditën e Lirisë së Shtypit me përkeqësim të gjendjes.
“Është shqetësuese që Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, 3 Majin, sivjet po e shënojmë me përkeqësim të gjendjes. Kosova ka humbur 19 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit, sipas vlerësimit të organizatës Reporterët Pa Kufij. Gazetarët, punonjësit e mediave, gjatë këtyre viteve, sikur asnjëherë më parë, janë sulmuar nga zyrtarët e shtetit dhe janë kërcënuar e përballur me presion të vazhdueshëm gjatë kryerjes së detyrës së tyre në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.
Ai ka thënë se mediet e lira dhe liria e të shprehurit janë shtyllë e demokracisë.
“Ne duhet të angazhohemi më shumë që t’i mbrojmë dhe të sigurojmë një mjedis më të përshtatshëm, që të gjithë gazetarët të mund ta bëjnë punën e tyre, e cila është me përgjegjësi dhe rëndësi shumë të madhe. Trendi negativ dhe regresi i gjithanshëm, ku përfshihet edhe liria e medias, duhet të marrë fund në Kosovë!”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.
Postimi i plotë: