Rehabilitohen disa rrugë në fshatrat e Skenderajt
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se është duke u punuar në rehabilitimin e disa rrugëve në tri fshatra të kësaj komunë.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se në fillim të mandatit kishte premtuar se do të intervenojë në çdo pjesë të territorit të Skenderajt.
“Me rehabilitimin e rrugëve duke shtruar zhavorr në rrugët brenda fshatrave Krasmirofc, Kozhicë e Çirez, ku deri sot është qarkulluar me shumë vështirësi, po ua kthejmë banorëve të fshatrave rreze Qiqavicës dinjitetin e nëpërkëmbur. Janë më shumë së 1 500 metra pjesë të rrugëve të rehabilituara në këto fshatra, brenda një jave, që mundësojnë qarkullim të lehtë banorëve. Kam premtuar se do të intervenojmë në çdo cep të territorit të komunës sonë, për t’i bërë të kalueshme rrugët e fshatrave. Tani është radha e fshatrave tjera”, ka thënë Jashari.
/Epoka e re/