Rehabilitohen rrugët në lagjen “Jeni Mahallë” të Prizrenit
28 maj 2019
| 15:51
Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka përfunduar punimet në dy rrugët e lagjes “Jeni Mahallë” në këtë komune.
Kjo komunë ka theksuar se me rregullimin e këtyre rrugëve është përmirësuar dukshëm gjendja rrugore në këtë lagje.
“Drejtoria e Shërbimeve Publike ka përfunduar punimet për rehabilitimin e rrugëve në lagjen ‘Jeni Mahallë’, më saktësisht në rrugët ‘Gjeravica’ dhe ‘Xhemil Fluku’, ku është bërë rehabilitimi dhe shtrimi i rrugëve me asfalt, duke e përmirësuar dukshëm gjendjen në aspektin rrugor”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.
/Epoka e re/