Reims krenohet me transferimin e Berishës: Valoni është lider i lindur

10 korrik 2020 | 12:09

Stade de Reims e ka zyrtarizuar të enjten në mbrëmje transferimin e Valon Berishës, i cili nënshkroi kontratë katërvjeçare.

Berisha në klubin francez iu bashku yllit tjetër të Kosovës, Arbër Zeneli.

Ndërsa drejtuesit e Stade de Reims e vlerësojnë potencialin që ka Berisha dhe presin që futbollisti nga Kosova të luaj sikurse bënte në skuadrën e Red Bull Salzburg.

“Transferimi i Valon Berishës i tregon të gjitha ambiciet dhe influencën në rritje të Stade de Reims”, ka thënë Mathieu Lacour, drejtor sportiv i klubit francez.

“Ishte ai dhe askush tjetër. Shpresojmë që ai do të luajë si në kohën e artë në Red Bull Salzburg, kur kishte luajtur në Ligën e Evropës. Ai ka bërë përvojë në garat evropiane. Ne ia urojmë mirëseardhjen dhe mikpritjen këtij lojtari me eksperiencë, i cili ka shfaqur interesim të vazhdueshëm për projektin tonë. Fakti se ai do t’ju bashkohet shokëve vetëm pak ditë pas pushimit është mjaft pozitive për integrimin e tij të ardhshëm. I urojmë mirëseardhje këtij lideri të lindur”, ka shtuar Lacour.

(V.Z. / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kudusi Lama Shqiptarët në gjithë jetën e tyre nën…