Reimsi planifikon ta shes Berishën
18 maj 2022
| 15:57
Stade de Reims po planifikon ta shes në afatin kalimtar të verës reprezentuesin e Kosovës, Valon Berisha.
29-vjeçari i ka zhvilluar 13 ndeshje në kampionatin francez këtë sezon, ndërsa e ka bërë një asistim. Futbollisti i rritur në Suedi dhe i cili e përfaqësoi Norvegjinë para se t’i bashkohej Kosovës, ka kontratë me Reimsin deri më 30 qershor të vitit 2024.
Por, ai nuk i ka përmbushur pritshmëritë e klubit francez, i cili e kishte blerë nga Lazio në vitin 2020.
Tash, Reimsi është duke kërkuar klub blerës për mesfushorin me tipare ofanzive, por që ka aftësi edhe në aspektin defanziv.
Duhet pranuar se Berisha ka pasur rënie të formës në vitet e fundit, si në nivelin e klubeve ashtu edhe në atë me Kombëtaren e Kosovës.