Reina rikthehet në Spanjë
Pepe Reina është rikthyer sërish te Villarreali.
Këtë të premte, klubi spanjoll ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me portierin. Reina me Villarrealin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
39-vjeçari te “Nëndetësja e Verdhë” rikthehet pas një rrugëtimi të gjatë prej 17 sezonesh në klube të ndryshme të futbollit evropian.
Spanjolli së fundi ishte pjesë e Lazios. Ai më herët ka mbrojtur edhe portën e Milanit, Aston Villas, Napolit, Bayern Munichit dhe Liverpoolit.
Pepe Reina si profesionist debutoi në vitin 2002 te Barcelona, derisa te Villarreali ishte transferuar në vitin 2005.
¡@PReina25 ????́ ????? ?!
Reconocimiento médico ✅
Saludo con José Manuel Llaneza ✅
Saludo con el Presi ✅
Firma ✍ ✅ pic.twitter.com/J5EQ2ITFQw— Villarreal CF (@VillarrealCF) July 8, 2022