Reisi i Bosnjës: Prekazi, vend i sakrificës dhe krenarisë

10 prill 2025 | 15:38

Reisi i Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, dr. Husein ef. Kavazoviq, i shoqëruar nga myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, ka vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz.

Ata, para varreve të familjes Jashari, kanë kënduar nga një Fatiha dhe bënë lutje për shpirtrat e dëshmorëve.

Prekazi dhe heroizmi i familjes Jashari u vlerësua jashtëzakonisht shumë nga reisi Husein ef. Kavazoviq, duke e cilësuar kështu Prekazin si një vend të sakrificës dhe krenarisë.

Reisi i Bosnjës, dr. Husein ef. Kavazoviq, ka thënë se “populli i Kosovës dhe ai i Bosnjës ndajnë një histori të përbashkët dhimbjeje dhe sakrifice, por edhe një qëndresë të fortë për dinjitet, drejtësi dhe liri, andaj themi se Prekazi është një vend i heroizmit, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë ata që respektojnë sakrificën për të ardhmen”.

May be an image of 10 people and text that says 'MA+ A0'May be an image of 12 people and textMay be an image of 12 peopleMay be an image of 12 people and textMay be an image of 13 people and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hansi Flick ka zbuluar se Lamine Yamal donte që Ansu…