Reja e mbylli me Shqipërinë, tre emra në listë për trajner
21 nëntor 2022
| 11:55
Edi Reja e mbylli me Kombëtaren kuqezi, zbulohen emrat potencialë për bankinën e Shqipërisë.
Ndeshja me Armeninë ishte e fundit për Edi Rejën në drejtimin e Kombëtares shqiptare. Shumë emra të tjerë janë përfolur muajin e fundit, si kandidatë për të marrë stolin e kuqezinjve.
Nga Luigi Di Biaggio, Esteban Cambiaso, i cili ishte për vizitë edhe në Tiranë, apo Marco Giampaolo, që është një preferencë e presidentit Armand Duka. Po ashtu edhe Besnik Hasi që është përfolur shumë, ka dalë sërish në skenë për të drejtuar ekipin kombëtar.